LAJMI I FUNDIT:

Çeferin: Ende është herët që VAR-i të përdoret në garat evropiane

Çeferin: Ende është herët që VAR-i të përdoret në garat evropiane

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ende nuk e ka ndërmend të përdorë Video Asistencën për Gjyqtar (VAR) në garat evropiane.

Shumë liga evropiane kanë filluar të pranojnë shfrytëzimin e teknologjisë së sistemit VAR. megjithatë shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, ende nuk po mendon që ajo të shfrytëzohet në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.


Kështu së paku ka pohuar presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka thënë se ndoshta nga edicioni 2019-2020 mund të shohim VAR-in edhe në garat evropiane.

“Liga e Kampionëve është si një Ferrari, nuk mund ta ngasësh menjëherë, duhet më parë të stërvitesh mirë, duhet praktikë dhe teste shtesë”, deklaroi Çeferin për Gazzetta dello Sport.

“Është ende herët të flasim për VAR. Për të qenë më realistë mendoj se ndoshta nga sezoni 2019-2020 mund të flasim për VAR në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta edhe në Kampionatin Evropian”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Bundesliga dhe Serie A shfrytëzojnë VAR-in ndërsa Ligue 1 dhe La Liga pritet që sezonin e ardhshëm të pranojnë VAR-in gjersa Liga Premier ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori