Më 23 mars kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë një letër nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.
Në letrën, të cilën e disponon edhe Top Channel, funksionari i lartë partiak i CDU-CSU shkruan se ishte ngarkuar nga pjesëmarrësit në mbledhjen e grupit të punës të Ballkanit perëndimor, e cila ishte mbledhur më 21 mars për t’i përcjellë kryetarit të Partisë Demokratike, siç thotë ai, shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.
“Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 për qind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin”, thuhet në letrën e Franz Josef Jung.
CDU dhe CSU, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Bundestagut, është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin ai e cilëson si rrugë të gabuar, përfshirë këtu edhe kërkesën për qeveri teknike.
“Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mund të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mosregjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare”, thuhet në letrën e zyrtarit gjerman.
Franz Josef Jung paralajmëron për pasojat e rënda për vendin dhe për vetë Partinë Demokratike. “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU. Kjo nuk është në interesin tonë”, vijon Jung ne letrën e tij.
Zyrtari i lartë gjerman është ultimativ kur thotë se, ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta. Në emër të grupit parlamentar më të rëndësishëm në Gjermani dhe në mesin e partive popullore europiane, Jung i drejton kryetarit të Partisë Demokratike lutjen e tyre urgjente.
“Për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe për t’u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër”, thekson Jung.
Të djathtët gjermanë thonë se janë të gatshëm ta ndihmojnë me të gjitha forcat të djathtën shqiptare, për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithçka për të siguruar zgjedhje të drejta.
Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU-CSU shkruan më tej se për të siguruar këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe sigurisht, shkruan ai, ka edhe shumë mënyra të tjera.
“E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar”, thotë Jung. CDU-CSU i kërkon kreut të Partisë Demokratike që të lajmërojë sa më shpejt në mënyrë që ata të japin ndihmën e duhur.
Kjo letër i mbërriti kreut demokrat gati një muaj pasi opozita braktisi Kuvendin, nuk voton më vazhdimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë ultimative kërkon krijimin e një qeverie teknike. Ndërsa Basha thotë se nuk do ketë bojkot, Partia Demokratike nuk është regjistruar ende për zgjedhjet e 18 qershorit. /TopChannel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës