Alisson Becker ishte heroi i Liverpoolit në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier.

The Reds arritën që në sekondat e fundit të takimit të merrnin fitoren 2-1 në udhëtim te West Bromi.


Fal golit të shënuar me kokë nga portieri brazilian në kohën shtesë, Liverpooli ia doli të mbante gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, Alisson Becker nuk është i vetmi portier në histori të futbollit që ka shënuar gol vendimtar.

Ndër vite, portierët e ekipeve të ndryshme ia kanë dalë të shënojnë gola, e që secili prej tyre ishte më special.

Më poshtë, mund të shikoni portierët që ndër vite kanë shënuar gola të bukur:

Peter Schmeichel | Aston Villa v Everton | 20 tetor 2001

Brad Friedel | Blackburn v Charlton | 21 Shkurt 2004

Paul Robinson | Tottenham v Watford | 17 Mars 2007

Tim Howard | Everton v Bolton | 4 janar 2012

Asmir Begovic | Stoke v Southampton | 2 nëntor 2013

Alisson Becker | West Brom 1-2 Liverpool | 16 maj 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app