Cazorla: Unë te Atletico Madridi? Janë thashetheme

“Për momentin nuk kam asnjë ofertë, të gjitha janë thashetheme, dhe që t’ju them të vërtetën, nuk më shqetësojnë fare. Unë brengosem vetëm për Arsenalin, ku jam duke luajtur mirë”, ka theksuar fillimisht spanjolli.
“Në të ardhmen, do të shohim. Mua më pëlqen te Arsenali shumë dhe përderisa klubi më vlerëson mua siç ka bërë deri më tani, unë mund të vazhdoj edhe më tej”.
“Në Londër unë jetoj në Hampstead, 15 minuta larg qendrës dhe 15 minuta larg qendrës stërvitore, dhe ndihem shumë komfort. Është qetë, një vend ideal për t’i dërguar fëmijët në shkollë”, ka shtuar Cazorla. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































