LAJMI I FUNDIT:

Cassano: Jorginho pajtohet me mua se do të ishte ‘skandal’ nëse fiton Topin e Artë para Messit

Cassano: Jorginho pajtohet me mua se do të ishte ‘skandal’ nëse fiton Topin e Artë para Messit

Antonio Cassano ka zbuluar se mesfushori i Chelseat dhe Italisë, Jorginho, ishte dakord me mendimin e tij se do të ishte një “skandal” nëse ai do të fitonte Topin e Artë përpara Lionel Messit.

Jorginho thuhet se do të fitojë çmimin më të madh individual pasi luajti një rol të madh në triumfin e Italisë në Euro 2020, si dhe fitoren e Chelseat në Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Por, ish-sulmuesi i Azzurrëve, Cassano ka pohuar se ylli i mesfushës pajtohet që çmimi duhet t’i shkojë gjithmonë Messit.


“Jorginho meriton të fitojë Topin e Artë para Messit”, Zola befason me fjalët e tij
Lexo po ashtu “Jorginho meriton të fitojë Topin e Artë para Messit”, Zola befason me fjalët e tij

“E mbani mend kur thashë se çdo gazetari që voton për Jorginhon për Topin e Artë duhet t’i hiqet licenca?”, ka thënë fillimisht Cassano në një bisedë me Christian Vierin.

“Epo, unë isha në Formentera me familjen time dhe sapo u ula, ndjeva një prekje. ‘Antonio, ti je i mrekullueshëm!’ thoshte një zë. Kthehem për të pyetur se kush ishte, ai hoqi syzet dhe maskën, dhe ishte Jorginho!”.

Jorginho flet për adoleshencën e vështirë, karrierën dhe Topin e Artë
Lexo po ashtu Jorginho flet për adoleshencën e vështirë, karrierën dhe Topin e Artë

“Unë i thashë, Jorgi, a mund ta besosh skandalin nëse ata do të të japin ty Topin e Artë dhe jo Messit? Ai u përgjigj se ai pajtohet absolutisht me mua, Messi duhet ta fitojë atë gjithmonë”.

“Tani e admiroj Jorginhon edhe më shumë. Ne po flisnim për 90 minuta të mira. Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë inteligjent, i përulur dhe i sjellshëm”, përfundoi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Gjiganti evropian po mendon transferimin e Heung-min Son nga Tottenham

Premier League
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Kalo në kategori