LAJMI I FUNDIT:

CAS merr vendimin, Onanas i lejohen stërvitjet me Ajaxin

CAS merr vendimin, Onanas i lejohen stërvitjet me Ajaxin

Ka dritë në fund të tunelit për portierin kamerunas Andre Onana.

Ylli i Ajaxit një vit më parë u pezullua për shkak të dopingut.

Onana kishte pirë një ilaç të gruas së tij gabimisht, gjë që më pas kishte rezultuar pozitiv në testin anti doping.


Dënimi i tij ishte një vjeçar, ku do të skadojë më 2 nëntor, por Onana uk kishte të drejtë as të stërvitje me Ajaxin.

Pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), portieri kamerunas ka marrë një lajm të mirë.

Onana është lejuar të fillojë stërvitjet me Ajaxin që nga dita e shtunë e 4 shtatorit.

Këtë e ka konfirmuar legjenda holandeze Marc Overmars që është edhe drejtor i çështjeve të futbollit te Ajax.

“Ne kemi vendosur që Onana të fillojë stërvitjet e portierëve te Jong Ajax. Ai do të stërvitet atje dhe pastaj do të shohim nëse do të arrijë të fitoj një vend me ekipin e parë në afat të gjatë”.

Onana pezullohet një vit për doping, Ajaxi: E mori gabimisht ilaçin e gruas
Lexo po ashtu Onana pezullohet një vit për doping, Ajaxi: E mori gabimisht ilaçin e gruas

“Ne tani kemi filluar sezonin dhe kemi rifituar dy portierë, një me përvojë dhe një të ri për të ardhmen”, ka deklaruar Overmars.

Onana ka kontratë me gjigantin holandez deri në qershor të vitit të ardhshëm, derisa ai më parë është kërkuar nga skuadra të mëdha evropiane si Chelsea, Roma, Milan, Inter, Bayern Munich, Borussia Dortmund apo Arsenal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori