LAJMI I FUNDIT:

“CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

“CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Caryn Marjorie është një influencuese e rrjeteve sociale, përmbajtja e së cilës ka miliarda shikime.

Ajo postonte rregullisht, duke shfaqur momente të përditshme, e kujtime nga udhëtimet e saj nëpër botë.

Ndërsa në vitin 2023, Marjorie publikoi një “version digjital” të vetes.


Fansat mund të bisedonin me CarynAI për 1 dollarë amerikanë në minutë – dhe vetëm në javën e parë ata shpenzuan 70,000 dollarë për ta bërë këtë, e që me kohën u shpenzuan edhe miliona.

Por, më pak se tetë muaj më vonë, Marjorie përfundoi projektin.

Ajo kishte parashikuar që CarynAI do të ndërvepronte me fansat e saj në të njëjtën mënyrë si ajo vetë, por gjërat nuk shkuan sipas planit, përcjell Telegrafi.

“Shumë nga regjistrat e bisedave që lexova ishin aq të frikshme sa nuk do të doja as të flisja për të në jetën reale”, kujton Marjorie.

Jo vetëm influencuesja, por shumë nga kompanitë e mëdha të teknologjisë po zhvillojnë aktualisht oferta të versioneve digjitale.

Dallimi midis një versioni digjital dhe chatbot-eve të tjera me AI është se ai është programuar për të imituar një person specifik në vend që të ketë një “personalitet” të vetin.

Gjithashtu, një version digjital ka disa avantazhe të qarta ndaj homologut të tij njerëzor: nuk ka nevojë për gjumë dhe mund të ndërveprojë me shumë njerëz në të njëjtën kohë.

Megjithatë, siç zbuloi Caryn Marjorie, versionet digjitale kanë të metat e tyre – jo vetëm për përdoruesit, por edhe për burimin origjinal njerëzor.

Siç raportohet, CarynAI fillimisht u organizua nga një kompani e quajtur Forever Voices. Pas prezantimit, Marjorie filloi të fitonte shuma të mëdha parash.

Por kjo erdhi edhe me një tjetër kosto.

Përdoruesit shpejt u rehatuan duke u rrëfyer për momente të cilat influencuesja i konsideroi shqetësuese.

Dhe qasja në këtë version u ndërpre kur shefi ekzekutiv i Forever Voices u arrestua për tentativë për zjarrvënie.

Më pas, Marjorie ia shiti të drejtat e përdorimit të versionit të saj digjital startupit BanterAI.

“Ajo që më shqetësoi më shumë nuk ishte ajo që thanë këta njerëz, por ishte ajo që do të thoshte CarynAI”, shpjegoi Marjorie.

Ajo i dha fund këtij versioni në fillim të vitit 2024, pasi ndjeu sikur nuk kishte më kontroll mbi personalitetin e saj të AI.

Marjorie tani po përpiqet të paralajmërojë ndikuesit e tjerë për rreziqet e mundshme të kësaj teknologjie.

Megjithatë, Caryn thotë se është e hapur për ta rikthyer atë nëse mund të garantohet siguria dhe kontrolli. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Starlink apo 5G, cili e ofron internetin më të shpejtë?

Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Kalo në kategori