Carragher: Mane më i rëndësishëm se Coutinho për Liverpoolin

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher këmbëngul se Sadio Mane është lojtari më i rëndësishëm i ekipit përpara brazilianit Philippe Coutinho.
Mane shkëlqeu për Liverpoolin në barazimin e tyre 2-2 me kundërshtarët e Ligës së Kampionëve ndaj Sevillës.
Pas ndeshjes Carragher - duke qëndruar pranë Manes - foli me Jan Age Fjortoft, i cili intervistoi dyshen për transmetuesen nordike Viasport ku ish-mbrojtësi thure elozhe për sulmuesin këmbëshpejtë.

“Mane ishte e jashtëzakonshme për Liverpoolin në gjysmën e parë të ndeshjes”, tha fillimisht Carragher për Viasport.
Messi e Suarez e ‘mbytën’ Coutinhon me telefonata gjatë verës, vazhdojnë ta thërrasin ende tek Barça

“Ne flasim shumë për Coutinhon, por Mane është lojtari më i rëndësishëm për Liverpoolin”.
“Është turp që ai do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme në kampionat”, përfundoi ish-kapiteni i Redsave. /Telegrafi/














































