Jamie Carragher ka akuzuar se Arsene Wengerin është duke gënjyer për rastin e Alexis Sanchez te Arsenal.

Kiliani nuk luajti nga fillimi në humbjen ndaj Liverpoolit në Anfield dhe tekniku francez tha se e gjitha kjo ishte për arsye taktike.


Por, mediat thonë Sanchez dhe Wenger kanë debatuar ashpër para ndeshjes ndaj Reds, por këto fjalë trajneri i londinezëve i mohoi.

Gjithsesi me këtë nuk pajtohet legjenda e Liverpoolit, pasi ai e kupton arsyen e vërtetë sipas tij.

“Nuk i besoj Wengerit, por e kuptoj pse thotë ashtu”.

“Duhet të mbron klubin dhe lojtarin. Nuk më duket diçka e çuditshme kur dëshiron të disiplinosh lojtarin”, ka thënë Carragher. /Telegrafi/

telegrafi sport app