Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është shpallur kampion i US Open 2025, duke mposhtur rivalin e tij më të madh, Jannik Sinner, me rezultat 3:1 në sete (6:2, 3:6, 6:1, 6:4) pas 2 orë e 44 minutash lojë.

Ky ishte Grand Slami i tretë radhazi ku Alcaraz dhe Sinner u përballën në finale. Pas fitores së spanjollit në Roland Garros dhe suksesit të italianit në Wimbledon, përballja në Nju Jork vendosi balancën e sezonit.


Alcaraz e nisi fuqishëm duelin duke e fituar setin e parë 6:2, ndërsa Sinner reagoi në të dytin duke barazuar 1:1 me një lojë solide në shërbim.

Megjithatë, spanjolli u rikthye i pamëshirshëm në setin e tretë, të cilin e fitoi 6:1, duke treguar dominim absolut në fushë.

Në setin e katërt, një thyerje vendimtare në 2:2 i hapi rrugën Alcarazit drejt triumfit, të cilin e mbylli me shërbime perfekte për të siguruar titullin.

Kjo ishte trofeu i gjashtë Grand Slam në karrierë për Alcarazin dhe i dyti në US Open. Ai tashmë ka fituar edhe dy tituj në Roland Garros dhe dy në Wimbledon, ndërsa i mungon ende vetëm Australian Open.

Me këtë sukses, Alcaraz jo vetëm fitoi një tjetër titull madhështor, por edhe u ngjit në vendin e parë të listës ATP, duke rrëzuar Sinnerin nga kreu dhe konfirmuar se tenisi botëror ka një kampion të ri absolut. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app