Hip hop superyjet, Capital T dhe Majk, kanë publikuar vetëm muaj më parë projektin e ri të tyre.

Dyshja janë shfaqur plot stil në një këngë me tekst e videoklip të bukur.


Ashtu siç u prit, projekti u bë një hit, por numri i klikimeve ka befasuar të gjithë.

Për vetëm një muaj, dyshja ka arritur të gjenerojë një shifër të jashtëzakonshme prej mbi 12 milionë klikimesh.

majk 1

Videoklipi është punuar nga Imagine Films në regji të Elena Kelmendit.

Muzika e klipit është punuar nga Cricketi dhe Rrzon, që është një tjetër krijim i suksesshëm i producentëve.

CapitalT

Capital T dhe Majk vazhdojnë të punojnë drejt projekteve të verës, ku ata pritet të vazhdojnë dominimin e tyre. /Telegrafi/