Problemi i çantave të rënda të fëmijëve të ciklit të ulët fillor duket se më në fund po merr një zgjidhje në kryeqytet. Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka filluar të vendosë dollapët prej metali në shkollat e kryeqytetit, ndërkohë që, synon që brenda mandatit katërvjeçar të përfshijë të gjitha shkollat.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka thënë për KosovaPress, se këta dollapë do të jenë mjaft efektivë për nxënësit dhe se ata më nuk kanë nevojë që t’i bartin me vete çantat.
Sipas saj, komuna ka investuar në cilësi të dollapëve, të cilët janë metalikë dhe mbyllen me çelës dhe kostoja e tyre është më e lartë se dollapët e tjerë.
“Deri më tani kemi pajisur dy prej shkollave më të mëdha të Prishtinës me dollap, edhe një shkollë tjetër ‘Naim Frashëri’, ‘Ismail Qemaili’ dhe shkollën ‘Hasan Prishtina’, ndërsa pritet gjatë këtij mandati të pajisim të gjitha shkollat me dollapë metalikë të cilat shërbejnë për nxënësit e klasës 1 deri 5… Kjo është efektive pasi që kemi pasur kërkesa prej prindërve të Prishtinës që kanë pasur telashe shumë të mëdha, sepse çantat e tyre kanë qenë të rënda.
Sipas një studimi që e ka bërë shkolla ‘Elena Gjika’, çanta e një nxënësi të klasës së parë deri në klasën e pestë ka peshu mesatarisht 4,5 kilogramë, kjo është mbi mesataren e rekomanduar të peshës që mund ta mbajë në krahë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kjo ka shkaktu shumë probleme shëndetësore tek fëmijët siç është dëmtimi i boshtit kurrizor”, ka thënë Musmurati.
Një investim të tillë e kanë mirëpritur prindërit e nxënësve dhe vetë nxënësit.
Dollapët e metalit sipas prindit Ardit Krasniqi, ishin shumë të nevojshëm.
“Vendimi ka qenë shumë i duhur, realisht ka pasur nevojë edhe më herët për dollapë. Ka pas nevojë edhe për gjeneratat e mëhershme, tash duke e marrë parasysh që tash i kemi fëmijët pesha shumë e rëndë dhe ka qenë shumë e nevojshme… Janë disa libra që i duhen vetëm për klasë, ato libra nuk i marrin, zakonisht i vendosnin në dollapët që kanë qenë më herët, realisht numri i tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të gjithë nxënësit dhe janë detyrua dy nxënës me vendosë librat në një dollap”, ka deklaruar Krasniqi.
Nxënësja e klasës së pestë në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë, Erëza Dushullovci ka thënë se pesha e çantës ka qenë shumë e madhe dhe se kanë pasur dhimbje të shpinës dhe të krahëve.
“Po ne jemi shumë të kënaqur, sepse ne gjithmonë i kemi bartur shumë libra dhe jemi anku gjithmonë, nga shpina sepse gjithmonë kemi pas dhimbje shpine, për shkak të çantës sepse ka pasur shumë libra”, ka thënë ajo.
Të njëjtin problem e ka pasur edhe nxënësi i klasës së pestë, Aris Abazi, për çka është shprehur se ka pasur edhe ndezje të muskujve nga pesha e rëndë.
“Unë jam shumë i kënaqur sepse ne tani mund t’i vendosim ato në dollapë, që kur shkojmë në shtëpi të mos kemi shumë ngarkesa me vete. Kam pasur dhimbje të krahëve, si ndezje të muskujve për shkak të çantës”, ka thënë ai.
Me dollapët metalikë deri më tani janë pajisur tri shkolla fillore në kryeqytet: “Ismail Qemajli”, “Naim Frashëri” dhe “Hasan Prishtina”, ndërkohë që, pritet që edhe shkollat e tjera të furnizohen njëjtë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova