Antonio Candreva mund të largohet që këtë afat kalimtar nga Interi, ku klube si Genoa, Torino, Parma, Bologna dhe Besiktas janë vënë pas tij.

Anësori ka pasur shumë pak paraqitje këtë sezon dhe përfaqësuesi i tij, Federico Pastorello, tha dje se po kërkon një klub të ri për lojtarin.


Sipas Tuttosport, klubet italiane tashmë kanë treguar interesim për lojtarin.

GettyImages 1071848514 Antonio Candreva . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Genoa, Torino, Bologna dhe Parma janë klubet që e duan në radhët e veta.

Ndërkohë, sipas FCInterNews.it edhe Besiktas është i interesuar për lojtari, ndërsa para disa ditësh e ka refuzuar një ofertë të Fenerbahces.

GettyImages 955423558 Candreva . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

West Ham United dhe Monaco ishin klubet që në verë kishin shfaqur interes  për lojtarin.

Candreva ka bërë karrierë në klube si Udinese, Livorno, Juventus e Lazio.  /Telegrafi/

telegrafi sport app