Sipas televizionit spanjoll dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën prej 15 milionë eurosh dhe kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u sqaruar.

Spanjolli u transferua te Partenopei para dy vitesh nga Real Madridi dhe tash do të luajë te rivali i Mbretërve.


Trajneri i ri i Napolit, Maurizio Sarri, është duke bërë disa ndryshime, pasi lojtarët, si Callejon dhe Dries Mertens, nuk përshtaten në sistemin e tij të lojës.

Gjatë qëndrimit dyvjeçar në San Paolo, Callejon ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar 18 asistime në 111 paraqitje. /Telegrafi/

telegrafi sport app