Atalanta janë afër arritjes së një marrëveshje që do të shohë mbrojtësin Mattia Caldara të kthehet nga Milani në Bergamo.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Atalanta e ka identifikuar Caldaran si lojtar për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe negociatat janë në “fazën përfundimtare”.
Ata besohet se përqendrohen në një marrëveshje huazimi 18-mujor me një mundësi blerje pas bisedimeve “pozitive” midis zyrtarëve të Milanit dhe agjentit Beppe Riso.
25-vjeçari u transferua te kuqezinjtë nga Juventusi në verën e vitit 2018, por dëmtimet kanë shkatërruar kohën e tij në San Siro.
Ai mund të zëvendësonte danezin Simon Kjaer, i cili gjithashtu është cilësuar si objektiv i Milanin këtë muaj.
Para se të bashkohej me Juventusin dy vjet më parë, Caldara luajti dy sezone në mbrojtjen e Atalantas, duke fituar edhe pesë paraqitje me Italinë. /Telegrafi/