“C the Signs”, mjeti me Al që po ndihmon mjekët në Angli të zbulojnë kancerin në fazë të hershme
Inteligjenca artificiale (Al) që skanon të dhënat e mjekut të përgjithshëm ka ndihmuar mjekët të zbulojnë dukshëm më shumë raste të kancerit.
Bëhet e ditur se shkalla e zbulimit të kancerit është rritur nga 58.7% në 66.0% në praktikat e mjekut të përgjithshëm duke përdorur mjetin AI “C the Signs”.
Ky analizon të dhënat mjekësore të një pacienti për të mbledhur së bashku historinë e tij të kaluar mjekësore, rezultatet e testeve, recetat dhe trajtimet, si dhe karakteristika të tjera personale që mund të tregojnë rrezikun e kancerit, si kodi postar, mosha dhe historia familjare.
Ai gjithashtu nxit mjekët e përgjithshëm të pyesin pacientët për ndonjë simptomë të re dhe nëse mjeti zbulon modele në të dhëna që tregojnë një rrezik më të lartë të një lloji të veçantë kanceri, atëherë ai rekomandon se cilat teste ose rrugë klinike duhet t’i referohen pacientit.
Siç raportohet, “C the Signs” përdoret në rreth 1,400 praktika në Angli – rreth 15% – dhe u testua në 35 praktika në lindje të Anglisë në maj të vitit 2021, duke mbuluar një popullsi prej 420,000 pacientësh.
Rezultatet të publikuara në Journal of Clinical Oncology, tregojnë se shkalla e zbulimit të kancerit u rrit nga 58.7% në 66.0% deri më 31 mars të vitit 2022, ndërsa ato praktika që nuk përdorin sistemin mbetën në një shkallë të ngjashme.
Bea Bakshi, një mjeke e përgjithshme që krijoi sistemin me kolegun e saj, Miles Payling, tha: “Mund të jetë një skanim, një ekografi ose mund të duhet të shikohen nga një specialist në një klinikë”.
“Sistemi ynë ka zbuluar mbi 50 lloje të ndryshme kanceresh. Gjëja kryesore është se nuk është vetëm një diagnozë e hershme, por një diagnozë më e shpejtë”, tha Bakshi.
Bakshi dhe kolegët e saj gjithashtu kërkuan të vërtetonin mjetin duke vlerësuar 118,677 pacientë në një studim të mëparshëm, i cili zbuloi se 7,295 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe 7,056 u identifikuan me sukses nga algoritmi, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Aty ku mjeti arriti në përfundimin se nuk kishte gjasa që një pacient të kishte kancer, vetëm 239 nga 8,453 vazhduan të kishin një diagnozë të konfirmuar të kancerit brenda gjashtë muajve (rreth 2.8%).
Bakshi e zhvilloi mjetin pasi takoi një pacient në spital, të cilit i ishte dhënë një diagnozë e vonë e kancerit të pankreasit dhe vdiq tre javë më vonë.
“Pse pacientët me kancer diagnostikohen kaq vonë?”, tha ajo.
Mbretëria e Bashkuar ka tre programe të shqyrtimit të kancerit, për kancerin e zorrëve, gjirit dhe qafës së mitrës, por ka 200 lloje të ndryshme kanceri të cilët mund të jenë asimptomatikë ose të krijojnë simptoma të ngatërruara lehtësisht me kushte të tjera.
“Dy të tretat e vdekjeve janë nga kanceret që nuk mund të kontrollohen dhe ata për të cilat ne nuk po kontrollojmë”, tha Bakshi.
“Pacientët vizitojnë mjekët e përgjithshëm nga tre deri në pesë herë përpara se të njihen si të rrezikuar nga kanceri. Mjekët e përgjithshëm zbulojnë mesatarisht tetë raste të kancerit në vit”, shtoi ajo.
Mjekët e përgjithshëm përdorin udhëzime nga Instituti Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit për të marrë vendime se kur duhet bërë një referim për kancerin.
“Ato janë udhëzime mjaft gjithëpërfshirëse, por asnjë mjek i përgjithshëm nuk mund t’i mbajë mend të gjitha”, tha Peter Holloway, mjek i përgjithshëm që kryeson Grupin e Kujdesit Parësor për Aleancat e Kancerit në Lindjen e Anglisë.
“Ne e dimë se shumë kancere paraqiten me simptoma të paqarta dhe disa janë të vështira për t’u përcaktuar dhe nuk lidhen domosdoshmërisht me udhëzimet tona”, shtoi ai.
Holloway pa një pacient në fillim të 60-ave, i cili kishte diarre dhe disa dhimbje në fund të barkut.
“Simptoma shumë të zakonshme, dhe jo gjëra që do t’ju çonin të bëni një referim për kancer të dyshuar”, tha ai.
Por, mjeti “C the Signs” rekomandoi një test.
“Testi rezultoi pozitiv, ai rezultoi se kishte kancer kolorektal, i cili u diagnostikua herët dhe u trajtua me sukses”, njoftoi Holloway.
“Ai është mirë, por nëse do të kishim ndjekur udhëzimet e ngurta, ai mund të mos ishte referuar për disa muaj”.
Ekspertët e kancerit kanë paralajmëruar se vlera dhe potenciali i AI në kujdesin shëndetësor është mbivlerësuar në një shkallë të rrezikshme.
Ndryshe, plani afatgjatë i Anglisë për kancerin synon të ketë 75% të të gjithë kancereve të diagnostikuar në fazën e parë ose në fazën e dytë deri në vitin 2028. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFacebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë