Sulmuesi kosovar Zymer Bytyqi ka rikthyer vëmendjen te periudha e tij në futbollin turk, duke pranuar se largimi nga Konyaspor ishte një vendim për të cilin ende ndjen keqardhje.

29-vjeçari, më pas u transferua te Olympiacos, foli në një lidhje direkte për HT Spor, ku ndau reflektimet e tij mbi karrierën dhe Kombëtaren e Kosovës.


Ai pastaj nga gjiganti grek u rikthye në Turqi ku luajti për një kohë të shkurtër te Antalyaspori.

“Edhe sot pendohem që u largova nga Konyaspori. Por ndonjëherë kjo është ajo që dëshiron Zoti. Kjo është jeta, gjithçka vazhdon,” u shpreh Bytyqi.

2022/12/Zymer-Bytyqi.jpg 2022/12/Zymer-Bytyqi.jpg telegrafi.com

Ai theksoi se periudha në Turqi mbetet një nga më të rëndësishmet në karrierën e tij, veçanërisht koha te Konyaspori.

“E dua shumë qytetin, tifozët dhe klubin. Arritëm gjëra të mëdha së bashku. U ngjitëm në vendin e tretë në ligë. Ato ishin kohë të mrekullueshme për mua,” deklaroi ai, duke shtuar se gjithmonë ka ndjerë mbështetje të madhe nga klubi dhe trajneri.

Aktualisht pa skuadër, anësori kosovar komentoi edhe për përballjen e rëndësishme mes Kosovës dhe Turqisë të martën mbrëma.

“Nuk u habita që arritëm në finale. Jemi të vetëdijshëm për cilësinë tonë. Nuk mendoj se ngritja jonë ishte e shpejtë, sepse gjithmonë kemi pasur cilësi", tha ai.

Sipas Bytyqit, problemi në të kaluarën ka qenë mungesa e kimisë në ekip, ndërsa tani situata ka ndryshuar.

Zymer Bytyqi 2024/04/Zymer-Bytyqi.jpg telegrafi.com

“Tani kemi trajner dhe lojtarë të shkëlqyer. Duhet të bëjmë një punë më të mirë në mbrojtje kundër Turqisë, sepse ata kanë shumë cilësi në sulm,” theksoi ai.

Në fund, Bytyqi nuk e fshehu dëshirën për fitoren e Kosovës, pavarësisht lidhjes së fortë personale me Turqinë.

“E dua shumë Turqinë, por gjaku im i përket Kosovës. Shpresoj që Kosova të fitojë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app