LAJMI I FUNDIT:

Bytyçi i përgjigjet Abrashit: LVV mbylli kufirin me Shqipërinë, e hapi atë me Serbinë – Qeveria Hoti, vazhdimësi e Qeverisë mashtruese Kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pasi ky i fundit të dielën ka akuzuar PDK-në se po hesht kundrejt Qeverisë Hoti për zgjedhjet serbe në Kosovë.

Bytyçi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Qeveria Hoti është vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit, Kurti.

Ai i është drejtuar Abrashit, duke thënë se bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tij të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet.


“Deputeti i Lëvizjes VV, Artan Abrashi po pyet se ku është PDK-ja në kohën kur Qeveria Hoti, si vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit Kurti, po lejon në kohë pandemie të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Unë e kuptoj Artanin, e vret ndërgjegjja, disi nuk ju pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet”, thotë zëdhënësi i PDK-së.

Abrashi i LVV-së për zgjedhjet serbe në Kosovë: Në cilën strofull janë strukur PDK-ja, Kadri ku je
Lexo po ashtu Abrashi i LVV-së për zgjedhjet serbe në Kosovë: Në cilën strofull janë strukur PDK-ja, Kadri ku je

Më tej, Bytyçi ka përmendur mbylljen e kufirit me Shqipërinë, duke thënë se Kurti ia hapi derën Serbisë në veri të vendit.

“Por, Artani nuk flet se si partia e tij në krye me Albin Kurtin e mbylli kufirin me Shqipërinë e ja zgjati dorën e bashkëpunimit Serbisë, duke ja hapur kufirin, e duke e dorëzuar një pjesë të kontrollit në veriun e Kosovës. Ai me vetëdije e anashkalon argumentin që këto ngjarje janë vazhdimësi e ngjarjeve që filluan me Qeverinë Kurti. Deputeti Abrashi, nuk duhej të pyes se ku është Partia Demokratike e Kosovës, sepse dihet, është në ballë të opozitës” thotë më tej.

Bytyçi ka pyetur Abrashin ku është Lëvizja Vetëvendosje, e çka bëri sa ishte në pushtet.

“Kuptohet që përpos bashkëpunimit të shkëlqyer që kishin me Vuçiqin dhe Serbinë, shumë pak mund të thuhet për ta. Sigurisht, për të qenë korrekt, nuk duhet harruar punësimet në borde. Për pjesën tjetër patetike e kinse patriotike të reagimit të deputetit Abrashi, nuk ka çka të thuhet. U pa puna juaj dhe tani, ju lutem, qëndroni në heshtje nga turpi i nënshtrimit ndaj Serbisë”, ka shkruar në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori