Buxheti për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri nuk do të rrezikojë stabilitetin makrofiskal, pa marrë parasysh që pakoja e ligjeve për këtë transformim ka kosto të lartë buxhetore.
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza në një intervistë për EO, ka bërë të ditur se do të kryejë të gjitha obligimet në mënyrë që të sigurohet financim i mjaftueshëm për FSK-në.
Pakoja e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur ka kaluar në Qeveri javë më parë. Bazuar në tri deklaratat buxhetore, në tri vitet e ardhshme, për FSK-në do të alokohen rreth 174 milionë euro.
“Ministria e Financave do t’i bëj të gjitha veprimet e nevojshme që të siguron financim të mjaftueshëm për arritjen e kapaciteteve. Nëse ka nevojë do të lëvizim edhe brenda për brenda strukturës të buxhetit me qëllim që të jetë me përputhje me nevojat. Sigurisht që do të ketë kosto shtesë sepse do të rritet numri do të rriten pajisjet por është një kosto që ne do të modelojmë zgjidhje adekuate të pranueshme pa e rreziku stabilitetin makro-fiskal”, tha Hamza.
Kabineti qeveritar në të cilin bën pjesë edhe minsitri Hamza, ka miratuar edhe tri projektligjet të cilat janë konsideruar si shumë të rëndësishme për procesin e reformës në administratën publike.
Pjesë e kësja pako është edhe Projektligji për Pagat i cili rregullon sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publik. Sipas ministrit të Financave, zbatimi i Projektligjit që mbërrin vlerën e 90 milionë eurove, i ka shkaktuar problem llogaritja e shtesave.
“Kostoja e ligjit se na shkojmë me koston maksimale, neve na vështirëson kalkulimin e saktë puna e shtesave sepse përqindja në vende të caktuara thotë deri në 50 për qind, por a është 10, a është 20, a është 30 a është 50?. Nëse nuk është ashtu na thojmë që është ai maksimalja, kush janë përfituesit e shtesave cilat janë kriteret, sa është numri i tyre janë disa dilema por ato është vendos edhe një siguri që thotë se totali i këtyre shtesave nuk mund të kalojë 8 për qind pastaj ajo e mban brenda kufijve të caktuar por na vlerësojmë se për momentin kostoja e përllogaritur e këtij projektligji sillet diku 90 milionë euro. Ndërsa sa i përket pagave të kabinetit qeveritar dihet aty se ku është rangu i deputetit i ministrit i kryetarit të Kuvendit, i kryeministrit dhe diku është e planifikuar që paga e ministrit të jetë gati 1 mijë e 800 euro”, deklaroi Hamza.
Hamza nuk sqaron nëse Qeveria i ka paguar “Bechtel & Enkas” borxhin prej 53 milionë eurosh
Ministri Hamza në intervistë për Ekonomia Online ka folur edhe për borxhin prej 53 milionë eurosh që Qeveria e Kosovës ka ndaj kompanisë “Bechtel & Enka”, si pasojë e mos përfundimit me kohë të obligimeve buxhetore.
Hamza ka lënë të nënkuptohet se ndonëse me ekzekutim të buxhetit merren organizatat buxhetore e ministritë e linjës, ministria e Financave është duke kryer pagesat vetëm ndaj obligimeve të dala nga kontratat e rregullta, kontrata këto në të cilat nuk përfshihen edhe borxhet që një kontraktues mund të ketë ndaj një kompanie, raporton EO.
“Deri këtë vit kanë qenë të planifikuara për rrugën gjashtë rreth 130 milionë euro në buxhetin e Kosovës për veç kontratës origjinale kjo kontratë do të jetë edhe një shtesë si rezultat i punëve shtesë që janë paraqit gjatë ekzekutimit dhe besoj që një pjesë e këtyre obligimeve do të mbesin në bazë të marrëveshjes edhe me pjesën e parë të vitit 2019. Deri tash do të thotë jem duke bërë pagesa sa i përket obligimeve nga kontrata e rregullt”, tha ministri Hamza.
I kritikuar për mos rishikim të buxhetit, kreu i buxhetit të vendit, ka thënë se një gjë e tillë nuk ka qenë e nevojshme për shkak se trendi pozitiv i të hyrave u ka garantuar siguri për realizimin e projekteve.
“Zakonisht rishikimet e buxhetit ndodh kur ka problem me të hyrat kur të hyrat janë të pamjaftueshme për financimin e projekteve, kur ne nuk kemi pas problem në këtë drejtim dhe stabiliteti dh trendi pozitiv i të hyrave neve na ka garantuar që kemi siguri të plotë që të ecim në realizimin e projekteve”, përfundoi Hamza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa