Këngëtari i mirënjohur, Butrint Imeri është padyshim ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.

Edhe sezon verore që po lëmë pas e gjeti artistin të angazhuar me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.


Numër i madh i fansave të tij kanë qenë të pranishëm në pothuajse secilën performancë të tij.

365395112 1994094744284158 7890133993230251226 n Foto: Screenshot/TikTok

Një moment i veçantë ka ndodhur edhe në një nga koncertet e tij të fundit, në të cilin Butrinti ka marr në skenë një fanse të tij me aftësi të kufizuara.

Ai ka kënduar disa këngë në shoqëri të saj, duke realizuar kështu një dëshirë të fanses së tij.

Screenshot 4 41 Foto: Screenshot/TikTok

Ndryshe, në një postim në InstaStory, Imeri ka treguar se koncerti i mbajtur së fundmi në Velipojë ishte i fundit për këtë sezon.

Ai ka falënderuar të gjithë adhuruesit e tij që kanë qenë pjesë e mbrëmje të tij muzikore.

"Velipojë, kjo ishte nata e fundit e turneut veror, faleminderit nga zemra juve që keni marr pjesë në këto super netë, jena kënaq edhe kemi krijuar plotë kujtime që do të jetojnë gjatë në memorien tonë", ka shkruar këngëtari. /Telegrafi/

364218198 280626671278412 425537327049432960 n Foto: Screenshot/TikTok