Ylli i filmit “300” ka ofruar një darkë të përbashkët me fansat për të ndihmuar organizatën “Kids Kicking Cancer”, që mëson artet luftarake për t’i bërë më të fuqishëm pacientët e rinj.

Fansat të cilët japin 20 dollarë donacion, do të futen në një short për të zgjedhur personin që do të darkojë me Butler. Ai po ashtu do të ofrojë një ftesë për premierën e filmit të tij të ardhshëm dhe do të lejojë një vizitë në xhirimet e filmave.


Yjet përfshirë Josh Hartnett, Jessica Biel, Hugh Jackman dhe Jonas Brothers po ashtu kanë bërë donacione për organizatën “Kids Kicking Cancer”./Telegrafi/