Buta kërkon lirimin nga paraburgimi: Jam i vetmi mashkull në shtëpi, kujdesem për nënën 63-vjeçare

Rap-artisti i njohur, Buta, është paraqitur sot (e mërkurë) para Gjykatës Themelore në Ferizaj.
I njëjti akuzohet për shitblerje narkotikësh dhe për armbëmbajtje pa leje.
Këngëtari nga Ferizaj u arrestua më 11 shtator, gjersa më 12 shtator i është miratuar masa e paraburgimit.

Para trupit gjykues, ai ka kërkuar lirimin e tij duke përmendur faktin se si kryefamiljar dhe ka shumë obligime.
“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën 1 vjeçare si dhe gruan”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Të cilat pa mua nuk munden t’i kryejnë nevojat bazike”.
Nga ana tjetër, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin me 17 vjet burgim ndaj vëllait të Butës, Qëndrim Januzaj. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































