LAJMI I FUNDIT:

Busti që mendohet të jetë i Nexhat Agollit, pa emër e mbiemër dhe i rrethuar me mbeturina (Video)

Busti që mendohet të jetë i Nexhat Agollit, pa emër e mbiemër dhe i rrethuar me mbeturina (Video)

Kaluan më shumë se një muaj prej që u vendos përmendorja e Nexhat Agollit ndërsa postamenti i tij siç shihet nga xhirimet e objektivit të kamerës së Tv21 është lënë në harresë. Pa tabelë nga emri e mbiemri, e rrethuar me mbeturina dhe pa pllaka të vendosura, në mes të qytetit të Shkupit po qëndron përmendorja e Nexhat Agollit.

“Përmendorja e Nexhat Agollit e cila është e vendosur në afërsi të ndërtesës së Telekomit edhe pse e vendosur tashmë disa javë duket e lënë pas dore, përveç që nuk është tërësisht e përfunduar postamenti por po ashtu qëndron pa emër e mbiemër.

Pyetëm qytetarë të rastit që i takuam në afërsi të përmendores. Ata nuk dinë se cila përmendore është vendosur.


“U mbush krejt sheshi me përmendore edhe turistët që vinë thonë që ka ekstrem shumë përmendore. Nga çdo anë përmendore, mendoj që është e tepruar. Ka prej tyre që nuk kanë asnjë vlerë”.

“Tu tregoj drejtë shpesh kaloj këndej, as nuk më intereson, prej përmendoreve edhe koka po më dhemb. Le të na japin punë. Unë jam shkupjan i vjetër me të vërtetë më pengon, unë jetoj këtu në afërsi të qeverisë dhe është bërë kaos. Ky nuk është Shkupi që e njoh unë”, u shprehën disa qytetarë.

Natën vonë, muajin e kaluar u vendos përmendorja e fundit nga 3 figurat shqiptare në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.  Me përmendoren e Agollit përmbyllet kapitulli i vendosjes së përmendoreve shqiptare në Shkup që kushtojnë afro 70 mijë euro. Nga Ministria e Pushtetit Lokal e cila është përgjegjëse për sjelljen e vendosjen e këtyre përmendoreve informojnë që firma Beton së shpejti do ta rregullojnë mermerin e përmendores./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori