Me datë 11.10.2018, është mbajtur mbledhja e Kuvendit të anëtarëve të Business Consultants Council, ku u diskutuan të arriturat e BCC-së, duke përfshirë anëtarësimin e plotë të shoqatës në institutin botëror të konsulencës menaxheriale (ICMCI) si anëtari i vetëm nga Kosova, ofrimin e certifikimit profesional ‘’Certified Management Consultant – CMC’’ për konsulentët vendor, platformën e parë digjitale konsulenca.org për vlerësimin e konsulentëve dhe rolin e BCC-së si promovues i konsulencës menaxheriale.

Në këtë mbledhje, u bë edhe zgjedhja e bordit të ri të BCC, ku kryesues i bordit u zgjodh z. Visar Dobroshi (si kryetar i zgjedhur me shumicë votash) nga Recura Financials dhe anëtarë të bordit u zgjodhën: Valon Canhasi nga kompania Hallakate, Hana Qerimi nga Shkolla Digjitale & Star Labs, Lekë Zogaj nga 2M Consulting, Yllka Metaj nga Aztech, Viola Haxhillazi nga Mazzars Shqipëri dhe Kosovë, dhe Aldo Spahiu nga Sao Advidors të cilët do të kontribojnë për shoqatën në një mandat prej 2 vitesh.

Anëtarët e bordit dhe të gjithë anëtarët e BCC-së që i përkasin kategorive të ndryshme të anëtarësimit, janë padyshim një vlerë e shtuar për BCC-së. Anëtarët janë kryesisht konsulentë me përvojë dhe njihen si lider të zhvillimeve inovative, strategjike dhe të rëndësishme në sektorin e konsulencës dhe biznesit në Kosovë.

Gjatë hapjes së mbledhjes së Kuvendit të anëtarëve të BCC, Jehona Lluka, Drejtoreshë Ekzekutive në BCC, prezantoj të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni dhe vlerësoj shumë punën vullnetare të anëtarëve të kaluar të bordit. Gjithashtu, ajo falënderoj anëtarët e rinj për gatishmërinë që të shërbejnë 2 vitet e ardhshme në BCC.

Në fund, Lluka tha se do të vazhdon të kontribuojë në BCC dhe ta bëjë atë një institucion të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, duke lidhur kompanitë konsulente menaxheriale dhe institucionet vendore dhe të huaja, duke u siguruar që etika dhe përgjegjësia sociale të mbeten prioritet kryesor.

BCC, si intitucioni i vetëm në Kosovë i licencuar për certifikimin e konsulentëve menaxherial me certifikatën e njohur ndërkombëtarisht, Certified Management Consultant (CMC), do të vazhdojë të certifikojë konsulentë në tregun kosovar, njëkohësisht përmirësojë kualitetin e shërbimeve të konsulencës në Kosovë./Telegrafi