LAJMI I FUNDIT:

Burri që u martua me lodrën thotë se ajo u ‘thye’ pak para Krishtlindjeve

Burri që u martua me lodrën thotë se ajo u ‘thye’ pak para Krishtlindjeve

Një bodybuilder që u martua me një kukull seksi ka zbuluar se ajo theu tragjikisht pak para Krishtlindjeve.

Yuri Tolochko, nga Kazakistani, tani është duke pritur të shohë nëse gruaja e tij – e quajtur Margo – mund të rregullohet me kohë pas festave të fundvitit.

“Ajo është thyer. Tani ajo po riparohet. Ajo është në një qytet tjetër. Kur ajo të shërohet, do të jetë një dhuratë për të dy ne”, tha ai për Daily Star, transmeton Telegrafi.


Ai nuk e shpjegoi se si Margo ishte thyer. Kjo vjen pasi Yuri u martua me të fejuarën e tij Margo në fund të nëntorit pas një numri vonesash për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Fotografitë e postuara në Instagram tregojnë kukullën seksi të veshur me një fustan të bardhë me dantella ndërsa Yuri kishte veshur një kostum të zi për ceremoninë në Kazakistan.

Ai postoi një video e cila e tregonte atë duke vendosur një unazë në gishtin e Margo dhe personat që kishin marrë pjesë në ceremoninë e tyre duke kërcyer dhe festuar. Yuri shkroi si mbishkrim: “Ka ndodhur. Vazhdon”.