Gjykata në Indi e ka dërguar në burg burrin që është shpallur fajtor, pasi ishte prezantuar rrejshëm si djali i pasanikut që kishte në pronësi shumë tokë, shkruan BBC.
Në shkurt të vitit 1977, adoleshenti u zhduk derisa po kthehej në shtëpi nga shkolla, në lindje të shtetit Bihar në Indi, transmeton Telegrafi.
Kanhaiya Singh, djali i vetëm i njeriut të pasur me shumë ndikim në Naland, po kthehej nga shkolla pasi i ishte nënshtruar një provimi, kur u zhduk. Familja e tij në polici e kishte raportuar si “person të zhdukur”.
Përpjekjet për ta gjetur Kanhiayan dështuan. Babai i tij i moshuar ra në depresion dhe filloi të vizitojë fallxhorët. Një shaman i tha se djalin e ka të gjallë dhe se së shpejti do të “lajmërohet”.
Në shtator të vitit 1981, një djalë në të 20-at, arriti në fshat – rreth 15 kilometra nga vendi ku Kanhaiya kishte jetuar. Ai u tha banorëve të atjeshëm se është djali i figurës së shquar të Murgawanit.
Çfarë ka ndodhur më pas nuk është edhe aq e qartë, por ajo çfarë dihet është se thashethemet se djali i tij i zhdukur është rikthyer, ka arritur në veshin e Kameshwar Singh që udhëtoi drejt fshatit që të bindet.
Disa fqinj që e shoqëruan Singhin, i thanë se ai njeri është pikërisht djali i tij dhe kështu e mori në shtëpi.
“Shikimi më është dobësuar dhe nuk po mund të shoh ashtu si duhet. Nëse thoni se është djali im, do ta mbajë”, tha Singh para burrave.
Katër ditë më vonë, lajmi për rikthimin e të birit arriti deri te gruaja e Singh, Ramsakhi Devi që ishte për vizitë në qytetin kryesor të shtetit Patna së bashku me të bijën Vidyom. Menjëherë u rikthye në fshat, dhe me të arritur kuptoi se burri që e shihte nuk është biri i saj.
Kanhaiya siç thotë ajo ka pasur “një prerje në anën e majtë të kokës”, që i mungonte këtij burri. Gjithashtu nuk e njohu mësuesin e shkollës. Por Singh ishte i bindur se ai burrë është djali i tij.
Disa ditë pas incidentit, Ramsakhi Devi ka ngritur padi për paraqitje të rrejshme dhe vjedhje të identitetit, kurse burri u arrestua dhe i kaloi një muaj në burg, ku më pas u lirua pasi pagoi një shumë të majme të parave.
Ajo çfarë ndodhi ku ky burrë u shtir si djali i zhdukur i pasanikut nga India.
Madje edhe kur u shfaq në ankand, erdhi me një identiteti të ri, shkoi në kolegj, u martua, krijoi familje dhe i siguroi vetes disa identitete të rrejshme.
Duke përdorur letërnjoftime, ka votuar, paguar tatim, jepte të dhëna biometrike për letërnjoftim, mori leje për armë zjarri dhe shiti 37 hektarë të pronës së Singh.
Megjithatë, vazhdimisht kishte refuzuar ta bëjë testin e ADN-së, që do të përshtatej me të bijës së pasanikut që të dëshmonte se janë vëlla e motër. Kurse lëvizja që habiti më së shumti gjyqtarët, ishte tentimi kur identitetin e tij të vërtetë ta paraqes me një dokument të rremë që ka marrë nga një morg.
Ai jo vetëm që u shpall fajtor për identitet të rremë, mashtrim dhe u dërgua në burg për shtatë vite, u konstatua se emri i tij i vërtetë ishte Dayanand Gosain me prejardhje nga një fshat i rajonit Jamui, rreth 100 kilometra në shtëpia e tij e re.
Rasti gjatë katër dekadave është trajtuar nga të paktën katër gjyqtar. Më në fund, gjykata e shkallës së parë nga shkurti i këtij viti mbajti seancat pa pauzë që zgjati 44 ditë, pra çdo ditë është mbajtur për 44 ditë me radhë.
Gjyqtari Mishra e shpalli fajtor Gosainin, ku i është shqiptuar dënimi prej shtatë viteve heqje lirie.
Gjykata gjatë marrjes në pyetje të shtatë dëshmitarëve, i kishte cilësuar deklaratat e tyre si joserioze. Drama në gjyq kulmoi pasi që mbrojtja dorëzoi certifikatën e vdekjes, ku Dayanand Gosain ishte shpallur i vdekur.
Megjithatë, morgu nuk ka qenë edhe aq mirë i pajisur me dokumentacione asokohe. Dokumenti datonte nga maji i vitit 2014, dhe thoshte se Gosain ka vdekur në janar të vitit 1982.
Polici Chittaranjan Kumar, thotë se i ka kontrolluar të gjitha dokumentacionet dhe se nuk ka gjetur asnjë për vdekjen e Gosainit. Zyrtarët lokalë thanë se certifikata është e rrejshme.
Gjyqi i kërkoi mbrojtjes se pse certifikata ishte lëshuar 32 vite pas vdekjes.
E dëshmia kyçe kundër Gosainit ka qenë refuzimi i tij që të jap një mostër të ADN-së, që gjykata e kërkoi për herë të parë në vitin 2014. Për tetë vite e prolongoi procesin, e në shkurt dha deklaratën me shkrim duke refuzuar të jap mostrën.
“Asnjë dëshmi tjetër tani nuk është e nevojshme. I akuzuari e di se testi i ADN-së do të zbulonte pretendimet e tij të rreme”, është thënë në procesin gjyqësor.
Megjithatë në këtë histori akoma ekzistojnë shumë pyetje pa përgjigje. Çfarë po ndodh me tokën që Singh e shiti duke përdorur identiteti të rrejshëm? A do të rikthehen parcelat tek blerësit apo te bijat e tij që janë trashëguese? Si do të zgjidhjet identiteti i rrejshëm i Gosainit? Ajo çfarë është më e rëndësishmja, ku është Kanhaiya?
Sipas ligjeve të Indisë, një person që konsiderohet i zhdukur për më shumë se shtatë vite, shpallet i vdekur. Atëherë pse policia nuk e mbylli rastin? A është akoma i gjallë? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së voton pro sanksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025