Një burrë nga Karolina e Jugut e ktheu një çmim llotarie prej 14 eurove (15 dollarëve) në një fitim të papritur prej 355 mijë eurove (375,000 dollarëve) duke riinvestuar fitimet e tij origjinale në një tjetër biletë gërvishtëse.
Lotaria e Arsimit në Karolinën e Jugut tha se njeriu i Midlands fitoi një çmim prej 14 eurove (15 dollarëve) nga një biletë gërvishtëse dhe vendosi të përdorte një pjesë të çmimit të tij për të blerë një gërvishtje të Mighty Jumbo Bucks nga S M Mart në autostradën 1 në Lugoff.
Bileta e dytë doli të kishte çmim fitues prej 355 mijë euro (375,000 dollarë), raporton UPI, transmeton Telegrafi.
“Po më dridheshin duart”, u tha zyrtarëve të lotarisë fituesi.
Ai bëri të ditur se fitimi i çmimit të madh bëri që ai të ndërroi mendje për një gjë.
“Gjithmonë kam thënë se nëse e godas shumë, nuk do të luaj më”, tha ai. “Por unë mendoj se do të luaj herë pas here”, shtoi ai. /Telegrafi/