Burri e kthen tualetin e trenit në dhomë gjumi, videoja po bën bujë në internet

Një incident i çuditshëm i filmuar në kamera është bërë viral, duke i lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të argëtuar dhe të shqetësuar.
Një burrë u pa duke e shndërruar një banjo treni në hapësirën e tij personale të gjumit në një video që tani ka mbledhur mijëra shikime në Instagram.
Klipi u nda nga krijuesi i përmbajtjes Vishal, i cili regjistroi pamjen e pazakontë ndërsa qëndronte në një platformë hekurudhore.
Videoja tregon burrin të shtrirë rehat brenda kabinës së tualetit të trenit, i rrethuar nga gjërat e tij>
Ndërsa disa përdorues e gjetën situatën me humor, të tjerë shprehën shqetësim në lidhje me higjienën publike dhe keqpërdorimin e ambienteve të përbashkëta.
"Ai po e shijon vërtet udhëtimin”, shkroi një përdorues.
Videoja ka shkaktuar debat rreth gjendjes së trenave indianë, nevojës së madhe për hapësirë dhe mungesës së respektit nga pasagjerët për pronën publike. /Telegrafi/


















































