Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar lidhur me dhunën që po raportohet ndaj vajzave dhe grave në Kosovë.
RrGK reagoi për rastin e një ditë më parë ku një grua u godit 10 herë me thikë nga burri i saj.
Lexoni të plotë reagimi:
Mediat po vazhdojnë të raportojnë për raste të panumërta të dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë. Vrasje me shufër metalike, vrasje me sëpatë, e vrasje me armë nga burrat e tyre.
Kësaj radhe, sipas raportimeve të mediave, një grua në Skenderaj është goditur 10 herë me thikë nga burri i saj, në pjesën e gjoksit, abdomenit si dhe në disa pjesë tjera të trupit. I dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është cilësuar si ‘tentim vrasje’.
Çka pas këtij veprimi të institucioneve? Deri kur do të sillemi sikur dhuna ndaj grave është vetëm një lajm më shumë? Çfarë drejtësie e pret këtë grua?
Nuk do të jetë drejtësia e Donjeta Pajazitajt, Valbona Marku – Nrecajt dhe vajzës së saj të mitur, apo drejtësia e së ndjerës S.M që në korrik të këtij viti u vra nga burri i saj në Kamenicë.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh indinjatë të thellë për këtë rast, duke u zotuar njëherësh që do të ngremë zërin për të kërkuar drejtësi për këtë grua, ashtu si për çdo grua tjetër të dhunuar, plagosur e të vrarë.
Nga viti 2019, dhuna në familje është definuar si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, kjo falë përpjekjeve të disa organizatave të grave. Sado që janë ndërmarrë të gjitha këto veprime për ta kriminalizuar dhunën në familje, hulumtimi i RrGK-së ‘Nga fjalët në vepra’ (2017) dëshmon për mos seriozitetin e institucioneve; Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave për ndëshkimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore.
Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një prej formave më pak të ndëshkueshme të dhunës.
RrGK do të monitorojë reagimin e institucioneve ndaj këtij rasti dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore që dorasi të marrë dënimin më të lartë. RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj grave të mos trajtohet vetëm si lajm apo si diçka e mbyllur dhe private. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?