Një burrë i pastrehë nga Brazili ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi mori pjesë në një garë vrapimi 8 km me sandale dhe i dehur.

Ai pretendonte se kjo do ta ndihmonte të shërohej nga “hangover”.


Isaque dos Santos Pinho, 31 vjeç, u fut në garë në Garrafão do Norte më 27 korrik, pa u regjistruar dhe pa veshur këpucë vrapimi.

Megjithatë, ai e përfundoi garën dhe mori medaljen e tij, duke u bërë i njohur si "Isaque Vrapuesi".

Pas shpërndarjes së videos së tij në rrjetet sociale, ai filloi të merrte mbështetje nga donatorë dhe organizata, duke përfshirë këpucë vrapimi, rroba dhe ftesa për të stërvitur me atletë profesionistë.

Komuna e Garrafão do Norte gjithashtu ofroi mundësi për pjesëmarrje në ngjarje të ardhshme vrapimi.

Kjo ngjarje ka shërbyer si një moment frymëzues për shumë njerëz, duke treguar se vullneti dhe guximi mund të çojnë në ndryshime pozitive, pavarësisht kushteve të vështira. /Telegrafi/