Burnley 1-3 Arsenal, nota e Mustafit dhe të tjerëve  Arsenali ka fituar në udhëtim te Burnley me rezultat 3-1 në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19 në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë arritur të fitojnë ndeshjen e fundit në kampionat, por kjo nuk i ka ndihmuar të rrëmbejnë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Ashley Barnes (65') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Pierre-Emerick Aubameyang (52', 63') dhe Edward Nketiah (90').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Aubameyang, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.3.

Arsenal Burnley Pierre-Emerick Aubameyang (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin vendas Tom Heaton që u notua me 5.7.

Për 90 minuta luajti në këtë ndeshje edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili pati një paraqitje të mirë duke u notuar me 8.0.

Burnley:

notat arsenali 2 e1557678095955

Arsenal:

notat arsenali 3 e1557678130794

/Telegrafi/

telegrafi sport app