Një kompani po ndërton një bunker gjigant që mund të mbajë brenda deri në 5 mijë persona.

Bunkeri ka kushte shumë luksoze dhe hapësira të mjaftueshme për një jetë komode.


Ai ka 575 ndarje dhe një sipërfaqe prej 9 miljesh katrorë.

“Vivos Group” thotë se ky bunker do të përdoret për “ditën e kiametit”, por shifrat për të blerë një dhomë aty janë shumë të larta dhe vetëm miliarderët mund t’ia lejojnë vetes.

Bunkeri është aq i fuqishëm sa mund t’i rezistojë një shpërthimi 10 mijë kilotonë, sa një bombë bërthamore e fuqishme.

Ai ndodhet në Dakotën e Jugut.

“Ky bunker po përgatitet për njerëzit që duan të mbijetojnë ndaj çdo tmerri njerëzor apo natyror”, tha një zëdhënës i kompanisë, transmeton tema.

A është thjesht një përgatitje rutinë ndaj “ditës së kiametit”, apo në Amerikë dinë diçka më shumë?

2 32

3 21

4 17

5 12

6 9

7 7

8 8

9 5