Pandemia e coronavirusit ka përshpejtuar punën e politikës në Gjermani. Në një procedurë historikisht të shpejtë të Bundestagut, parlamentarët gjermanë miratuan me shumicë paketën gjigante të ndihmës së qeverisë.
Bundestagu vendosi të mërkurën (25.03) për një paketë ndihme historike për qytetarët dhe ekonominë gjermane në krizën e coronavirusit.
Një paketë që u miratua me shpejtësi të pamenduar më parë.
Federata do të mbështesë tani me disa mburoja të gjera financiare dhe ndryshime ligjore – familjet, qiramarrësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe firmat gjermane.
Për këtë parlamentarët gjermanë duan të shfuqizojnë edhe frenimin e kryerjes së borxheve që është paraparë në kushtetutë.
Ky ndryshim krijon bazën ligjore që buxheti shtesë të lejojë marrjen e borxheve në vlerë 156 miliardë euro.
Kushtetuta gjermane e lejon që në raste katastrofash dhe situata të jashtëzakonshme federata të bëjë më shumë borxhe se sa është e lejuar.
Në seancë paradite deputetët shprehën mirënjohje për personelin mjekësor përmes duartrokitjeve.
Opozita e mbështeti paketën e ndihmës
Për pezullimin e frenimit të borxheve të planifikuar, koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve pati shumicën e kërkuar në Bundestag, megjithëse më shumë se një duzinë deputetësh nga partitë e Unionit CDU/CSU dhe SPD munguan në seancë parlamentare.
Në votim nevojiten të paktën 355 e 709 deputetëve të Bundestagut.
Partitë opozitare, FDP dhe Të Gjelbrit u kishin rekomanduar deputetëve të tyre të miratojnë ndryshimet ligjore dhe paketën e ndihmës.
Edhe kreu i grupit parlamentar të të Majtëve, Dietmar Barsh bëri të ditur miratimin e partisë së tij.
Në krizë duket se kufizimi strikt i marrjes së borxheve të reja e bën shtetin “të paaftë për të vepruar”, tha ai për gazetën “Neuen Osnabrücker Zeitung”.
Partia populiste në opozitë, AfD kishte bërë të ditur, se do të propozonte disa ndryshime, por do e mbështesë paketën e masave të qeverisë gjermane në emër të interesit kombëtar, por në votim AfD abstenoi.
Masat e paketës së ndihmës duhet të verifikohen brenda pak javësh, ishte shprehur më parë Peter Boehringer, kreu i komisionit parlamentar për buxhetin. “Njerëzit nuk mund t’i izolosh përgjithmonë”.
“Jo rast normal legjislativ”
Zëvendëspresidenti i Bundesagut, Wolfgang Kubicki e mbrojti miratimin e ligjeve me një efekt të gjerë veprues.
“Kemi një gjendje, në të cilën kërkohet aktualisht shpejt të krijohet baza ligjore, që ekzekutivi të mbetet i aftë për të vepruar”, tha ai në Berlin.
“Kjo procedurë e përshpejtuar nuk do të jetë definitivisht rasti normal i legjislativit. Secili e ka të qartë, se një gjë e tillë vihet në përdorim, vetëm në situata emergjente”, tha ai.
Seanca e parlamentit gjerman u zhvillua në masa të rrepta të sigurisë shëndetësore.
Shumë vende në sallën plenare ishin bosh, me qëllim që mes deputetëve të ruhej distanca e nevojshme. Kurse kutitë e votimit qëndruan në hollin jashtë sallës plenare, për arsye vendi.
Ligjet, me të cilat synohet të zbuten pasojat ekonomike e sociale të krizës pritet të kalojnë në komisionin e landeve që të premten. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, Shtëpia Botuese ”Dukagjini” dhuron libra për Universitetin e Prishtinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës