Javën e kaluar në Podujevë është zbuluar shtatorja e presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë ceremoni morën pjesë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, ish-presidenti Fatmir Sejdiu e deputetë të tjerë.
Në ceremoninë e zbulimit të shtatores, fjalë rasti nuk pati kryeministri Albin Kurti, gjë për të cilën, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se arsyeja është se “kemi dashur ta nderojmë zëvendëskryeministren Donika Gërvallën”.
“Gërvalla e ka marrë fjalën, bashkëpunëtorja e afërt e Kurtit dhe krejt kjo ka qenë arsyeja e vetme pse Kurti s’e ka marrë fjalën. Gërvalla ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Rugovës, dihet historiku i saj, dihet nga çfarë familje rrjedh dhe kjo ka qenë një moment ku iu ka dhënë një mundësi një zëvendëskryeministre, pasi mendoj se kryeministri dhe zëvendëskryeministri janë aty pari”.
“Unë po iu them se po të mos ishte Donika, atëherë fjala do t’i takonte kryeministrit të vendit. Meqë iu dha mundësia zëvendëskryeministres të kishte fjalë rasti, ishte presidentja me fjalë rasti, tash edhe kryeministri me fjalë rasti, do të ekzagjerohej shumë fjalime brenda një manifestimi”, tha Bulliqi në DPT te Fidani në Klan Kosova.
Bulliqi foli edhe për mos ftesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se nuk i ka çuar ftesë pasi sipas tij, Abdixhiku e ka tërhequr fotografinë e Rugovës nga zyra e tij përpara një interviste.
“Unë i kam ftuar të gjithë njerëzit që kam vlerësuar se kanë dhënë kontribut për LDK-në. E kam ftuar degën e LDK-së në Podujevë, e kam ftuar presidentin Sejdiu, i kam ftuar deputetët e LDK-së që e di se kanë punuar shumë për LDK-në, Armend Zemaj, Arben Gashi e ka pasur ftesën dhe i kam ftuar të gjithë ata që kam menduar se kanë dhënë kontribut të gjatë në LDK”.
“Në momentin që u zbulua fakti se Lumir Abdixhiku e tërheq fotografinë e presidentit Rugova prej zyrës ku e jep intervistën, atëherë cila është arsyeja ta ftoj një personalitet që për ta ngritur imazhin e vet, e sposton anash [Rugovën]”, tha Bulliqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa