Ndihmë financiare gjithsej prej 300.000 leva, ose 150 mijë euro, Qeveria e Bullgarisë do të ndaj për Maqedoninë, si në plotësim të ndihmës teknike poashtu edhe humanitare, ku Sofja e dhuron për përmbytjet e 6 dhe 7 gushtit në rajonin e Shkupit dhe Tetovës, njoftojnë gazeta kombëtare e Bullgarisë, agjencia BTA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ashtu siç njoftohet nga Shërbimi për informim i Qeverisë bullgare, mjetet do të paguhen në dy shuma të barabarta në llogari të Kryqit të Kuq të Maqedonisë për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet dhe në llogari të Ministrisë për Financa për ballafaqim me dëmet materiale. /Telegrafi/