Bukuroshja e “Fast & Furious”, Gal Gadot, parodizon me Kendall Jenner dhe dhuron një puthje lesbike në emisionin komik (Foto/Video)

Gal Gadot ka marrë lëvdata për parodizimin e të famshmeve Kardashian në emisionin Saturday Night Live.
Aktorja, e cila u bë e njohur me rolin e Gisele Yashar në filmat “Fast and Furious”, e ka portretizuar Kendall Jennerin në një episod të imagjinuar me titull “Kendall’s Model House”.

Ngjarja ishte e fokusuar te Kendall, e cila ankohej gjatë bisedës me shoqet e saja modele, Bella dhe Gigi Hadid.
“Jam nën presion të madh. Ju jeni shumë më të bukura se unë... prisni, cila jam unë?”, deklaroi ajo gjatë bisedës duke pyetur pastaj Amazon Alexa: “Cila jam unë?”, duke marrë përgjigjen se ajo ishte Kendall.

“Duhet ta provoj ta puth njërën nga ju dhe ta shoh nëse ndiej...”, ishte deklarata e mëtejme e saj.
Bukuroshja izraelite mori pjesë për herë të parë në një emision të Saturday Night Live në Studio 8H.
31-vjeçarja portretizoi disa role duke përfshirë edhe një luftëtare, të cilës iu afruan dy lesbike (Aidy Bryant dhe Kate McKinnon).

Pjesë e spektaklit ishte edhe një puthje ndërmjet Gal dhe McKinnon. /Telegrafi/




























































