Për 6 vetë

* 400 g miell
* 2 vezë
* 300 g djathë i bardhë i grirë
* 3 lugë djathë kaçkavall i grirë
* 1 filxhan vaj ulliri
* pak piper


Përgatitja:

- Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.

- Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.

- Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.

- Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.

- Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.

- Servireni të ngrohtë.

- Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.