LAJMI I FUNDIT:

Bujqit e Gostivarit në protesta, u është ndërprerë kanali i ujitjes së hapësirave bujqësore

Bujqit e Gostivarit në protesta, u është ndërprerë kanali i ujitjes së hapësirave bujqësore

Bujqit e 14 fshatrave të Komunës së Gostivarit, sot kanë protestuar për shkak të siç thanë, mbylljes së kanalit të ujitjes së hapësirave bujqësore. Ata kërkojnë nga autoritetet shtetërore që të marrin masa dhe ta kthejnë në funksion kanalin e ujitjes, pasi theksuan se koha e përgatitjes për të mbjellur po afrohet.

“Bujqit e Komunës së Gostivarit kanë protestuar për mbylljen kanalit për ujitje të hapësirave bujqësore në 14 fshatra. Pyesim si mund të ndodh kjo që dikush të mbyll kanalin që është ndërtuar shumë vite më parë. Kërkojmë që institucionet të marrin masa, ta zbardhin rastin dhe ta hapin kanalin. Përndryshe ata na e mohojnë të drejtën e ekzistencës. Kërkojmë nga kryeministri Hristijan Mickoski që urgjentisht ta zgjidh këtë rast”, tha Zhivko Jovanovski si përfaqësues i Këshillit të protestuesve.


Bujqit theksuan se tani është koha të zgjidhet ky problem. Gjithashtu theksuan se fshatrat e prekur nga ky problem, kanë furnizuar të gjithë shtetin me produkte bujqësore.

“Është mirë të alarmohet situata, ne do të shkojmë edhe më larg, pasi është në pyetje është ushqimi dhe jeta. Nëse nuk na marrin parasysh ne do të insistojmë më shumë, pasi uji është jetë”, tha Nexhat Selmani.

Ai theksoi se dihet kush janë ata që e kanë ndërprerë kanalin e ujitjes, duke akuzuar autoritetet shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori