Kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi është larguar përfundimisht nga klubi llapjan dhe ky lajm është konfirmuar nga vet lojtari dhe faqja zyrtare e bardhekaltërve.

Llapi në sezonin pranveror duhet të bëjë pa njërin nga lojtarët e tyre kryesor të viteve të fundit.


Bëhet fjalë për kapitenin Bujar Idrizi, i cili ka vendosur të largohet nga klubi për të vazhduar jetën në Gjermani, së bashku me familje.

Është faqja zyrtare e klubit e cila ka konfirmuar lajmin, të cilin e konfirmoi edhe vet mbrojtësi.

Postimi pa ndërhyrje i Llapit Faleminderit për kontributin dhe suksese në jetë Kapiten Kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi do ta vazhdoj jetën në Gjermani KF Llapi njofton se pas katër vite e gjysmë bashkëpunimi me kapitenin e skuadrës, Bujar Idrizi, do ndërprehen marëdhëniet kontraktuale përshkak se Idrizi jetën do ta vazhdoj jashtë Kosove, ku do i bashkohet familjes në Gjermani. Ndonëse vendim shumë i vështirë largimi nga Kosova dhe nga ekipi i zemrës, Llapi, Idrizi do jetë përgjithmonë pjesë e historisë sonë ku me të si kapiten kemi arritur të fitojmë 2 herë Kupën e Kosovës, 1 herë Superkupën dhe 2 herë Superkupën Kosovë-Diasporë. Kapiteni Idrizi, prijësi dhe lideri i ekipit tash e 4 vite e gjysmë është paraqitur në 151 ndeshje dhe  ka shënuar 6 gola e 12 asistime në 13.228' minuta të luajtura. Është nder dhe privilegj i madh ta kishim një kapiten si Bujar Idrizi, një njeri me sjellje shembullore dhe karakter të madh të futbollistit që nuk ka kursyer asgjë nga vetja në secilën ndeshje e secilën minutë të luajtur me ekipin tonë. Faleminderit Buli, shpresojmë që të kesh jetë të lumtur dhe të suksesshme sepse e meriton! Suksese KAPITEN BUJAR IDRIZI 4/Telegrafi/  

telegrafi sport app