Buffon: Tifoz i Juventusit që kur isha vetëm shtatë vjeç, Trapattoni më elektrizonte

Gianluigi Buffon ka thënë se ai ka qenë tifoz i Juventusit që në moshë shtatë vjeçare, duke zbuluar edhe plane rreth pensionimit të tij.
Legjenda italiane ka thënë një intervistë për Juventus TV, derisa ka zbuluar shumë gjëra rreth tij.
"Dëshiron të ju zbuloj diçka? Atë që nuk e kam thënë asnjëherë pasi nuk doja të krijoja situata të pakëndshme? Si fëmijë, në moshën shtatë vjeçare, isha tifoz i Juventusit", ka thënë Buffon.

"Unë rashë në dashuri me Giovanni Trapattonin dhe kur ai shkoi te Interi (në vitin 1986), unë hezitova dhe u dash që të bëja tifo për Interin".
"Më pas fillova të bëja tifozeri për Pescaran, Parman, Comon, Avellinon, Campobasson dhe në moshën 12-vjeçare, fillova të mbështesë Genona".






















































