Gianluigi Buffon e ka konfirmuar në njëfarë mënyre Wojciech Szczesny si portier te Juve, ndërsa ka thënë se Leonardo Bonucci do të qëndrojë.

Portieri i Arsenalit, pas dy sezonesh do të largohet nga Roma do të kalojë te Juve.


“Ai e ka bërë zgjedhjen më të mirë që ka mundur ta bëjë”.

“Po ashtu mendoj që Juventusi e ka bërë zgjedhjen më të mirë që ka mundur ta bëjë, pasi sipas meje Szczesny ka pasur një sezon shumë të mirë”

szczesny1 Buffon e Szczesny

“Ai mund të jetë portieri me më shumë pritje në kampionat”

“Është një martesë mes një klubi të fortë dhe një portieri që ishte më i forti sezonin shkuar”.

Sipas tij do të luajë ai që trajneri e fut në lojë dhe kjo është e thjeshtë.

Po ashtu Buffon mendon që Leonardo Bonucci nuk do të largohet nga Juventusi.

bonucci 1 Bonucci në festë

“Kishin një sezon të madh edhe pse humbëm në finale të Ligës së Kampionëve”

“Nuk besoj që ai ka ndonjë dëshirë tjetër përveç Juves. E pres në fillim sezon në stërvitjet e Juves”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/

telegrafi sport app