Buffon ka disa fjalë për Balotellin

Mario Balotelli ka ende kohë që të shpëtojë karrierën pas nënshkrimit të një marrëveshje njëvjeçare me Nicen.
Sulmuesi italian ka stërvitur me klubin francez këtë mëngjes pasi u largua prej Liverpoolit.
Italiani 26-vjeçar do të fitojë 3.8 milionë funte në Cote d'Azur, ku Hatem Ben Arfa ringjalli karrierën, transmeton Telegrafi.
Por, Gianluiggi Buffon i ka dhënë përkrahje futbollistit italian, i cili beson në cilësinë e Balotellit.
"Ai ka mundësinë që të rikthej karrierën në rrugën e duhur. Ai ende ka kohë pasi ka shumë cilësi. Ai vetëm ka për të të treguar atë në fushë në kohën e duhur", ka thënë Buffon. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































