Një varg fotografish lakuriqe që përfshinin këngëtaren e hitit “Umbrella” shpërthyen në internet gjatë të premtes, ndërsa faqet e thashethemeve shkruan se pas këtij skandali qëndronte pikërisht Brown.

“Kjo është e pavërtetë dhe deklaratë shpifëse. Chris nuk ka lëshuar ose ‘nxjerrë’ ndonjë foto të Rihannas (ose diçka tjetër të kësaj natyre)”, ka thënë zëdhënësi i reperit.