Këngëtarja e hitit “Umbrella” ka festuar ditëlindjen e saj të 21-të të premten, dy javë pasi i dashuri i saj e kishte rrahur, me ç’rast këngëtarja kishte përfunduar në spital.

Brown, pavarësisht se mund të dënohet me burg për veprën e tij të dhunshme, dëshiron që sërish t’i rregullojë punët me Rihannan, kështu që ia ka dërguar një byzylyk dhe një qafore të diamantit, dhe pastaj e ka thirrur në telefon për t’i kërkuar falje.

Ndërkohë, mësohet se Rihanna e ka shumë të vështirë t’ia kthejë shpinën të dashurit të saj, edhe pse ai e ka përdorur dhunën kundrejt saj.