Duke kujtuar rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës, me emocione të shumta, nis rrëfimin e saj. Ndonëse lotët i mbanë dhe nuk i shfaq, në çdo fjalë që thotë pushon, duke marr frymë thellë për të vazhduar më pas të tregoj dhimbjet që kishte dëgjuar.
Është kjo deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, e cila në një intervistë për Telegrafin ka folur për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo ka thënë se për këto viktima duhet të folur edhe më shumë se sa që po flitet.
“Për viktimat që u atakuan në krim ndaj njerëzimit, sepse kështu quhet krimi skesual ndaj grave të një kombi, ka qenë një tabu për neve kjo temë, dhe nuk është fol gjatë, aq më tepër që gratë nuk kanë qenë në gjendje të flasin. Por, edhe për arsye se institucionet shtetërore nuk ishin përgatitur, dhe as opinioni që ta pranoj këtë krim ashtu si ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Sipas saj, barrën kryesore të këtij krimi e ka bartur familja e këtyre viktimave e cila, siç theksoi Brovina, ishte e traumatizuar nga lufta.
“Familjet të cilat kishin shumë halle ekonomike dhe ekzistenciale dhe po ballafaqoheshin me krimin që kishte ndodhur ndaj grave, nënave, motrave, fëmijëve, nuseve, besa edhe grave të moshuara dhe burrave. Andaj, çdo situatë e kërkon kohën e vet, ndoshta opinioni ndërkombëtar është përgatitur të na dëgjoj kur flasim. Ndoshta kanë kaluar 20 vite, dhe disa e kanë më të lehtë të flasin, ndërkaq viktimat është e vështirë t’i shtysh të flasin, sepse çdo rikujtim i ngjarjes është përsëritje e asaj që ato e kanë përjetuar. Mendoj që kurrë s’është shumë të flasim, e aq më tepër të dëshmojmë se ka ndodhur kjo”, ka thënë ajo.
Duke kujtuar atë kohë, deputetja Brovina, ka folur edhe për numrin e historive që ajo kishte dëgjuar nga viktimat e dhunuara gjatë luftës.
“Prej kohës kur ka filluar terrori në Kosovë jam marr me këto gra duke qenë edhe në terrenet e luftës. Edhe pasi kam pasur shoqatën Qendra për rehabilitimin e nënës dhe fëmijës, dhe ku përpos grave të sëmura, grave shtatzëna, fëmijëve të plagosur, vinin edhe gra që ishin abuzuar gjatë luftës seksualisht. Kam edhe shënime nga këto gra, pa menduar që nesër do të jem dëshmitare, por nuk kisha mbledhur shënime të sakta, madje edhe ndërkombëtarët kur më pyesnin unë nuk mund të iu jepja shënime të sakta. Mirëpo, kur të gjithë u tërhoqën pas fillimit të bombardimeve, një organizatë shumë e fuqishme që vepronte në Kosovë, i solli me mija teste për ta identifikuar dhunimin e grave”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo ka treguar, se kishte një mijë histori të cilat i kishte ruajtur, dhe se mund të fliste për të gjitha ato gra.
“Unë u burgosa me 20 prill ’99, magazinën ku ishin këto teste që ka qenë në Prishtinë, e morën policia serbe. Pasi jam liruar nga burgu një shoqe e imja ishte marr me këto raste, pra Sevdije Ahmeti bashkë me UNMIK-un ka dal me një shifër që thotë se ishte 20 mijë. Nuk mund ta vërtetoj këtë shifër, por atë kohë pata menduar se mund të bëjë diçka. Së bashku me shoqet e mija i kemi marr këto shënime t’i krahasojmë, dhe pas dy javësh konstatova se kam një mijë(1000) histori të grave dhe mund të flas për rastet e mija”, është shprehur ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës