Një pjatë që përgatitet lehtë dhe e ushqyeshme Përbërësit e nevojshëm:- 300 g brokoli,- 4 vezë,- ¼ e filxhanit djathë,- 1 qepë,- 1 lugë supe qumësht të freskët,- kripë,- piper.


165673 shutterstock 454 shutterstock

Mënyra e përgatitjes:

Brokolin qiteni në një enë, mbulojeni me kapak dhe nxeheni 2 – 3 minuta në 100 gradë në mikrovalë, përzieni nganjëherë.

Kullojeni salcën, e cila është krijuar.

Vezët tundni dhe përzieni me qepën e grirë imët, qumështin, djathin e grimcuar, kripën dhe piperin dhe qiteni sipër bronkolit.

Enën mbulojeni me kapak dhe piqeni 4 – 5 minuta në 70 gradë në mikrovalë, përzieni 2 – 3 herë.

Lëreni të qëndrojë 3 – 5 minuta dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.