Site icon Telegrafi

Broja drejt largimit nga Chelsea, skuadra angleze po përgatitë ofertën e lartë për shqiptarin

Armando Broja do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit londinez.

Në fakt sulmuesi shqiptar ka kontratë afatgjate me Chelsean, por trajneri Mauricio Pochettino nuk e ka marrë fare me vete në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi argjentinasi nuk llogarit në shërbimet e tij.

Lexo po ashtu “Nuk ishte e lehtë të qëndroje i vetmuar”, Broja flet për lëndimin dhe thotë se pret një sezon të madh

West Ham United është skuadra më e interesuar për transferimin e shqiptarit dhe pas largimit të Gianluca Scamaccas tani londinezët do të futen në ofensivë për Brojën.

‘The Guardian’ ka raportuar se brenda kësaj jave ‘Çekanët’ do të dërgojnë një ofertë që e kap shifrën e 30 milionë funteve për Brojën, shumë që pritet ta kënaq Chelsean.

Lexo po ashtu Mësohet se kur do të mund të luajë sërish Armando Broja

Lëndimi i Christopher Nkunku ka ndërlikuar pak gjërat dhe Chelsea nuk do të ngutet për të pranuar ofertën nga West Ham, pasi qëllimi është të nënshkruajnë edhe me një tjetër sulmues pastaj do ta lejojnë largimin e Brojës.

Gjithsesi sulmuesi shqiptar është i etur për të luajtur pasi vjen pas një kohe të gjatë lëndimi dhe dëshiron të ketë minuta të plota. /Telegrafi/

Exit mobile version