Britney, me veshje të ndryshme vë në pah figurën trupore (Foto/Video)

Britney Spears i ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjetet sociale përmes një videoje të publikuar në Instagram.
Këngëtarja e famshme amerikane është paraqitur në rolin e modeles duke i ndërruar rrobat në xhirimin e postuar.

Në videon e publikuar, ajo fillimisht shfaqet me një fustan të shkurtër që i rri shumë mirë.
Më pas, 36-vjeçarja paraqitet me veshje të brendshme dhe duket shumë atraktive.

Nuk mungon edhe paraqitja me veshje dy pjesëshe, me minifund dhe një bluzë me pakëz material në pjesën e sipërme.
Në të gjitha rastet, Britney bën lëvizje mjaft interesante që janë pëlqyer nga fansat e saj.

Videoja është shikuar mbi pesë milionë herë, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime. /Telegrafi/































































