Britanikët dominojnë në ndarjen e çmimeve Grammy

Legjenda e “Led Zeppelin”, Robert Plant ishte fituesi i madh i Grammy Awards 2009. Foto: Getty Images
Këngëtari veteran, ish-vokalisti i grupit “Led Zeppelin”, Robert Plant ka qenë fituesi më i madh i Grammy Awards 2009, duke rrëmbyer pesë shpërblime, ndërsa “Coldplay”, fituan tri.
Gjashtë trofe të tjera u takuan britanikëve Adele, Duffy, “Radiohead” dhe Estelle.
Robert Plant (majtas) fitoi pesë trofe. Foto: AP
Plant fitoi: çmimin prestigjioz ‘Recording Academy’, çmimin për Albumin më të mirë të vitit (“Raising Sand” në bashkëpunim me këngëtaren e muzikës country, Alison Krauss), ndërsa befasisht fitoi çmimin e Incizimit më të mirë të vitit ( për këngën “Please Read This Letter”). Bashkëpunimi i Plan dhe Krauss, “Rich Woman”, fitoi çmimin e bashkëpunimit më të mirë pop, derisa çmimi për albumin më të mirë folk/amerikan bashkëkohor, kompletoi pesë trofetë e legjendës së rokut.
“Coldplay” dhe Sir Paul McCartney (në mes). Foto: Getty Images
“Coldplay”, të cilët ishin të nominuar në shtatë kategori, fituan tre çmime Grammy: Albumi më i mirë rok (“Viva La Vida Or Death and All His Friends”), Performancën më të mirë pop nga një grup ose duet dhe Këngën e vitit (“Viva La Vida”).
Këngëtarja e re, Adele fitoi çmimin Artistja e re më të mirë, si dhe çmimin e Performancës më të mirë pop (“Chasing Pavements”). Duffy rrëmbeu çmimin e Albumit më të mirë pop (“Rockferry”), ndërsa albumi i “Radiohead”, “In Rainbows”, u vlerësua si Albumi më i mirë i muzikës alternative. Çmimi i bashkëpunimit më të mirë rep, i takoi këngës “American Boy”, e cila është bashkëpunim i Estelle dhe Kanye West.
Adele (djathtas) mori çmimin Artistja e re më e mirë. Foto; Getty Images
Njeriu me më shumë nominime, Lil Wayne, mori në shtëpi katër çmime Grammy: Albumi më i mirë rep (“Tha Carter III”), kënga më e mirë rep (“Lollipop”), performanca më e mirë rep/solo (“A Milli”) dhe performanca më e mirë rep në grup ose duet (“Swagga Like Us”). Ndërsa këngëtarja Jennifer Hudson fitoi çmimin Albumi më i mirë R&B.
Ceremonia filloi me performancën e legjendarëve të grupit “U2”, të cilët zëvendësuan Rihannan, e cila nuk u shfaq për shkak të arrestimit të të dashurit të saj Chris Brown, i cili të dielën ishte përfshirë në një përleshje të dhunshme të.
Frontmeni i grupit “U2”, Bono. Foto: Getty Images






























































