Britania e Madhe raportoi të shtunën 84 të vdekur nga coronavirusi, njoftojnë autoritetet përkatëse.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të vdekurve gjatë 24 orëve nuk përfshin edhe numrin e viktimave në shtëpitë e kujdesit në Angli.


Kjo do të thotë se shifra e vdekjeve nga coronavirusi ka potencialin të jetë dukshëm më e lartë – ndërsa Departamenti i Shëndetësisë në vend, pritet të dalë më vonë me rezultate të tjera.

Gjatë ditës së djeshme vendi raportoi 70 të vdekur, por u rrit në 186 – kur shtëpitë e kujdesit në Angli publikuan të dhënat.

30122004 0 image a 1 1593263372633

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga coronavirusi në Britani të Madhe u rrit në 43 mijë, por ka gjasa të jetë më i lartë, ndërsa vendi ka raportuar deri më tani 310 mijë raste. /Telegrafi/

30094326 0 image a 26 1593185255859